EXPOKOS mbulon sektorët e Ndërtimit, Energjisë, Minierave, Makinerisë dhe Mbrojtjes dhe Sigurisë.

EXPOKOS shënon 23 vite si panair shumë efikas duke krijuar mundësi për zgjerim në tregje të reja si dhe në gjetjen e partnerëve dhe klientëve të përzgjedhur e serioz.

Edicioni i 22-të i EXPOKOS, është mbajtur nën patronatin e Qeverisë së Republikës së Kosovës pasi që EXPOKOS është edhe pikëtakim i pavijoneve kombëtare nga shtete të ndryshme, vendimmarrësve, dhe vizitorëve të zgjedhur profesional.

EXPOKOS ka mbledhur mbi 18,000 vizitorë deri më tani dhe ka organizuar konferenca dhe prezantime të fokusuara në kompanitë e Ballkanit perëndimor, aktivitete të ndryshme paralele si ligjërata nga profesionistët dhe panele diskutimi. EXPOKOS është në të njëjtën kohë edhe platformë diskutimi që jep njohuritë më të përditësuara të fushës. Prandaj, ky event tërheqë vëmendje dhe prezencë të madhe të vizitorëve.

Takimet B2B në panairin EXPOKOS janë një nga komponentet kryesore prandaj ne kujdesemi që gjithçka të jetë e planifikuar dhe përgatitur në mënyrën më profesionale. Si të tilla, këto takime janë vlerësuar gjithmonë të jenë shumë efektive dhe të njëjtat do të vazhdojnë të jenë pjesë përbërëse e panairit edhe në këtë edicion.

Si një vend që nxitë entuziazmin për gjeneratat e ardhshme të profesionistëve të po këtyre fushave, EXPOKOS është gjithashtu vend i duhur për zbulimin e risive të ndryshme teknologjike. Përgjatë 22 viteve nga përvoja me EXPOKOS, ne jemi specializuar në trajtimin individual të ekspozuesve tanë duke filluar nga qasja në treg, zhvillimi i mëtutjeshëm e deri tek mundësitë për eksport jashtë vendit.

Me një numër të madh të pavijoneve ndërkombëtare dhe ngjarjesh, i frekuentuar nga vizitorë profesionist dhe sipërmarrës, EXPOKOS është destinacioni juaj ideal për tu bashkuar me klientë potencial nga fushat e ndërtimit, energjisë, makinerisë dhe mbrojtjes e sigurisë nga vendi dhe rajoni.

Edicioni i Kaluar i Panairit EXPOKOS 2023

Statistika nga edicioni i 22-të:

155

Numri i ekspozuesëve vendor

120

Numri i ekspozuesëve të huaj

14

Kompani bashkë ekspozuese

Origjina e ekspozuesëve:

Shqipëri, Austri, Itali, Belgjikë, Holandë, Maqedoni e Veriut, Kosovë, Mali i Zi, Kroaci, Slloveni, Serbi, Greqi dhe Turqi.

Informata mbi vizitorët:

Vizitorë Vendor Numri Vizitorë të huaj Numri
Vizitorë Profesional 14.200 Vizitorë Profesional 2.630
Vizitorë të përgjithshëm 4.300 Vizitorë të përgjithshëm 50
Numri total i vizitorëve vendor 18.500 Numri total i vizitorëve të huaj 2,680

Total Vizitorët (Vendor dhe të huaj): 21,180

Origjina e vizitorëve:

Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Kosovë, Mali i Zi, Kroaci, Slloveni, Serbi, Greqi, Itali, Gjermani, Republika Çeke dhe Hungari.

CEO-Congress and Event Organization është kompani e specializuar në Menaxhim të Eventeve si: panaire, konferenca, kongrese, seminare, kampanja marketingu etj, kompania vepron në Kosovë dhe Gjermani.